19 tetor 1781: Dorëzimi në Yorktown vulos fitoren amerikane për pavarësi
Më 19 tetor 1781, gjenerali britanik Charles Cornwallis u dorëzua në Yorktown, duke shënuar kthesën vendimtare të Luftës për Pavarësinë Amerikane.

Më 19 tetor 1781, në Yorktown të Virxhinias, forcat amerikane të udhëhequra nga George Washington, të mbështetura nga flota franceze, detyruan dorëzimin e gjeneralit britanik, Lord Charles Cornwallis, duke siguruar fitoren vendimtare në luftën për pavarësi.
Dorëzimi erdhi pas gati dy javësh rrethimi, gjatë të cilave ushtria britanike u izolua nga toka dhe deti. Cornwallis nënshkroi dokumentet pasi u bë e qartë se rrethimi nuk mund të thyhej.
Sipas përshkrimeve, gjenerali britanik vlerësoi se rezistenca e mëtejshme do të sillte humbje të panevojshme jetësh dhe urdhëroi trupat e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e palosur në shenjë disfate.
Ndërsa ushtarët britanikë dorëzonin armët, banda ushtarake luajti marshin anglez të njohur si “Bota është përmbysur”, një shenjë simbolike e përmbysjes së fatit në fushëbetejë.
Kjo kapitullim shënoi momentin që ndryshoi rrjedhën e konfliktit dhe hapi rrugën për pavarësinë amerikane.











