I akuzuar se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, del përpara gjykatës ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi
Eme Murati1 min lexim

Sot në orën 11:40 nis seanca e caktimit për masën e sigurisë ndaj Eraldo Fizit, ish-bashkëshortit të Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha që i dha fund jetës pas dyshimeve për dhunë nga ish-partneri.
Siç bëhet me dije seanca po zhvillohet nën drejtimin e gjyqtares Matilda Fetahu.
Fizi dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe për dhunë fizike në një rast.
Ai u arrestua ditwn e djeshme pas më shumë se 6 muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.
Sipas hetimeve, Fizi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, Xhuana Nikollajt, e cila më pas ka konsumuar medikamente dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











