“Do paraqitem nesër”/ Dëshmia e Adrian Hilës për policinë. Kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime, dy të gatshme për bashkëpunim
Eme Murati1 min lexim

Pas videove intime të publikuara në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka thënë se do të dëshmojë nesër në polici, pasi momentalisht nuk ndodhet në Tiranë.
Ai gjithashtu ka shtuar se është edhe vetë viktimë, duke pretenduar se videot janë publikuar pa dijeninë e tij dhe se janë hakeruar.
Siç mësohet, katër nga personazhet publike të identifikuara në videot e publikuara, gjithashtu janë kontaktuar nga policia.
Dy prej tyre kanë shprehur gadishmërinë që të bashkëpunojnë me policinë për zbardhjen e rastit, ndërsa dy të tjera janë të tronditura dhe nuk mund të dëshmojnë.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











