Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, arrestohet pas më shumë se gjashtë muajsh në arrati ish-bashkëshorti
Eme Murati1 min lexim

Pas më shumë se 6 muajsh në arrati, është arrestuar ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha që vrau veten.
Siç mësohet, në pranga është vënë Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.
Ai dyshohet se dhunoi ish-partneren e tij, Xhuana Nikollaj dhe për shkak të dhunës ajo konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.
Nga Komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Komisariati Lezhë, është bashkëpunuar me familjarët dhe avokatin e tij dhe është bëre i mundur dorëzimi i tij.
Ai ndodhet aktualisht në Lezhë dhe pritet të transferohet në Tiranë.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











