Riaktivizohet zjarri pranë Manastirit të 40 Shënjtorëve në Sarandë, flakët përhapen në zonën pyjore
Eme Murati1 min lexim

Është riaktivizuar sërish zjarri në zonën pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.
Siç raportohet, flakët janë shfaqur përsëri në kurorën e gjelbër të qytetit, në një zonë të mbjellë me pisha, ku zjarr pati edhe më herët.
Situata ka alarmuar banorët, ndërsa drejt zonës pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll dhe shmangien e përhapjes së tyre.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











