Puthje në ballë e brohorima, lirohen protestuesit e arrestuar të enjten, miqtë i presin me ovacione jashtë komisariatit
Eme Murati1 min lexim

Janë liruar këtë pasdite protestuesit e arrestuar ditën e enjte në tubimin e dhunshëm para Kuvendit.
Ata janë pritur nga protestuesit e tjerë që kanë qenë sëbashku në këto tubime tashmë prej më shumë se një muaji.
Nga pamjet, shihet momenti kur ata priten jashtë derës së komisariati me ovacione dhe me thirrje ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ndërsa miqtë i përqafojnë dhe puthin në ballë.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











