Sërish tensione jashtë Kuvendit, protestuesit godasin me vezë, ujë e miell efektivët e policisë
Eme Murati1 min lexim

Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë që qëndrojnë gardh jashtë ambienteve të Kuvendit, pas mbylljes së seancës.
Raportohet se protestuesit kanë goditur me vezë, miell dhe ujë në drejtim të efektivëve.
Ndërkohë në sallë raportohet se ka ende ligjvënës që nuk kanë arritur të largohen, pasi protestuesit të shpërndarë në tre grupe në pika të ndryshme, tentojnë që t’i godasin me vezë e miell.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











