Veliaj dhe Ajola Xoxa bëhen prindër për herë të dytë, SPAK i jep 48 orë leje kryebashkiakut për të qëndruar me fëmijën
Eme Murati1 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë.
Mësohet se me lejen e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur.
Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, teksa leja për kryebashkiakun është për një afat prej 48 orësh.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











