Qeveria miraton vendimin, pensionet indeksohen me 2.7% nga korriku. Përfitojnë 900 mijë pensionistë
Eme Murati1 min lexim

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ku bie në sy indeksimi i pensioneve.
Nga data 1 korrik, pensionistët do të kenë rritje prej 2.7% të pensionit.
“Do të indeksojmë pensionet me 2.7 përqind, të veçantët dhe të pleqërisë, janë 900 mijë përfitues gjithsej që nga data 1 korrik do të kenë mundësi të marrin këtë rritje”, u shpreh ministrja.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











