Patrullime në Tiranë, policia shoqëron dy të rinj pranë Korpusit Universitar
Mëngjesin e 19 tetorit, policia intensifikoi patrullimet në Tiranë dhe shoqëroi dy të rinj pranë Korpusit Universitar, si pjesë e masave për parandalimin e incidenteve gjatë protestave.

Mëngjesin e 19 tetorit në Tiranë, policia zhvilloi patrullime në disa zona të kryeqytetit, në vijim të masave të ditëve të fundit për të parandaluar incidente që mund të lidhen me protestat.
Gjatë kontrolleve, dy të rinj u ndaluan pranë godinës së Korpusit Universitar. Ata u shoqëruan për verifikime, pasi dyshohej se mund të ishin të përfshirë në krijimin e incidenteve.
Sipas pamjeve të siguruara, Forcat “Shqiponja” kryen ndalimin në terren. Të rinjtë nuk shfaqën rezistencë dhe u panë teksa merren në pyetje nga efektivët.
Policia ka vijuar edhe sot me prani të shtuar në rrugë, në përpjekje për të garantuar rendin dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatave gjatë grumbullimeve publike.











