Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Tiranë, kërkon vetëpërmbajtje
Delegacioni i PE për marrëdhëniet me Shqipërinë shprehu shqetësim të thellë për ngjarjet e fundit, veçanërisht në Tiranë. Në deklaratë dënohet përshkallëzimi i dhunës dhe u bëhet thirrje protestuesve të përmbahen.

Delegacioni i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë shprehën shqetësim të thellë për ngjarjet e fundit në vend, sidomos në Tiranë, duke reaguar ndaj protestave të shoqëruara me incidente.
Në deklaratë, ata dënojnë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe dëmtimin e pronës publike e private.
Delegacioni u bën thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të shmangin çdo akt dhune, duke theksuar se veprimet e tilla nuk ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje.
“Ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci”, theksohet në reagim.
Reagimi vjen në kuadër të vëzhgimit të zhvillimeve në Shqipëri nga institucionet evropiane, të cilat nxisin adresimin paqësor të pakënaqësive dhe respektimin e ligjit.











