Ndalohen i mitur në Tiranë, i dyshuar për thyerje bankomati gjatë protestave
Policia e Tiranës ka ndaluar një 15‑vjeçar, që dyshohet se më 15 tetor theu një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me qëllim vjedhjen. Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.

Policia e Tiranës ka ndaluar një 15-vjeçar, i dyshuar për tentativë vjedhjeje në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ngjarje e ndodhur më 15 tetor gjatë trazirave që shoqëruan protestat në kryeqytet.
Sipas të dhënave zyrtare, i mituri dyshohet si një nga autorët që thyen pajisjen me qëllim vjedhjen e parave. Ndalimi erdhi pas veprimeve hetimore dhe operacionale të strukturave të specializuara për krimet kundër pronës.
Organet hetimore po punojnë për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.











