MSH: 28 të lënduar morën ndihmë mjekësore pas protestave të 18 tetorit në Tiranë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 28 persona kanë marrë shërbim mjekësor pas protestave të 18 tetorit në Tiranë. Në Spitalin e Traumës u trajtuan 23 persona dhe në QSUT pesë të lënduar.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 28 persona kanë marrë shërbim mjekësor pas protestave të zhvilluara më 18 tetor në Tiranë, me trajtimet e kryera gjatë ditës së sotme në dy spitale universitare.
Në Spitalin Universitar të Traumës u asistuan mjekësisht 23 persona: 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.
Sipas të njëjtit njoftim, në urgjencën e Spitalit të Traumës vijon të marrë trajtim një efektiv policie. Një gazetare është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa ministria bën me dije se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u paraqitën pesë të lënduar, mes tyre dy efektivë policie dhe tre protestues.











