28 të lënduar në ditën e gjashtë të protestës në Tiranë, mes tyre 17 policë
Ministria e Shëndetësisë raportoi se deri në orën 21:00 nga protesta e sotme në Tiranë janë lënduar 28 persona. Shumica morën shërbim në Spitalin e Traumës, ndërsa pesë u paraqitën në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se në ditën e gjashtë të protestës së dhunshme në Tiranë, deri në orën 21:00, janë regjistruar gjithsej 28 të lënduar.
Sipas të dhënave zyrtare, në Spitalin Universitar të Traumës morën shërbim 23 persona: 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësues i medias dhe katër kalimtarë.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u paraqitën pesë të lënduar të tjerë, përfshirë dy efektivë policie dhe tre protestues.
Aktualisht, në urgjencën e SUT po trajtohet një efektiv policie. Përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme dhe gjendja e saj shëndetësore raportohet e mirë.
Sipas njoftimit, personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.











