Trup i pajetë gjendet në lumin Lana pranë Gjykatës së Tiranës
Një trup i pajetë u gjet sot në ujërat e Lanës, pranë Gjykatës së Tiranës. Identiteti dhe shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Një trup i pajetë u gjet ditën e sotme buzë lumit Lana, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Ngjarja u konstatua në ujë, ndërsa autoritetet u njoftuan menjëherë.
Nga informacionet paraprake, viktima është e seksit mashkull dhe dyshohet të jetë rreth të 60-ave. Identiteti i tij nuk është përcaktuar ende.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kryen nxjerrjen e trupit nga uji dhe siguruan perimetrin e zonës për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po mbledh prova dhe dëshmi për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Shkaku do të përcaktohet pas ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Autoritetet pritet të japin informacion të mëtejshëm sapo të ketë rezultate nga hetimet dhe identifikimi i viktimës.











