Tiranë e qetë para protestës së gjashtë: lëvizje të pakta dhe dyqane të fortifikuara
Në kryeqytet vërehet qetësi dhe qarkullim i reduktuar, ndërsa disa biznese kanë marrë masa mbrojtëse. Protestuesit po mblidhen pranë Ministrisë së Arsimit në ditën e gjashtë të demonstratave të nisura nga studentët.

Tiranë, 18 tetor 2026 — Kryeqyteti paraqitet i qetë përpara protestës së gjashtë, me lëvizje të pakta në rrugë dhe disa biznese që kanë fortifikuar ambientet me hekura.
Qarkullimi i qytetarëve shihet i reduktuar, ndërsa dyqanet në disa zona kanë shtuar masat mbrojtëse në pritje të tubimit të radhës.
Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Grumbullimi i protestuesve ka nisur pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen të rinj me flamuj kombëtarë dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Protesta e sotme nisi me një element të pazakontë: disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, përballë efektivëve të Policisë.











