Tentativë për zjarrvënie në Gjykatën e Lartë, digjet pjesë e katit të parë
Në mbrëmjen e 17 tetorit 2026, pas orës 18:45, u tentua zjarrvënia në godinën e Gjykatës së Lartë. U dogj një pjesë e katit të parë dhe u dëmtuan disa dosje, ndërsa kërkohet hetim i plotë dhe identifikimi i autorëve.

Një tentativë për zjarrvënie u regjistrua mbrëmjen e 17 tetorit 2026, pas orës 18:45, në godinën e Gjykatës së Lartë. Sipas informacioneve, u dogj vetëm një pjesë e katit të parë dhe u dëmtua një pjesë e dokumentacionit gjyqësor.
Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë i juridiksionit të zakonshëm në Shqipëri dhe një hallkë thelbësore e rendit kushtetues, me rol në unifikimin e praktikës gjyqësore dhe garantimin e zbatimit të ligjit.
Ngjarja është vlerësuar si tejet e rëndë, pasi përveç dëmit material, ajo prek funksionimin e drejtësisë dhe rrezikon sigurinë publike, duke pasur parasysh edhe afërsinë me pallate banimi vetëm pak metra larg.
Kërkohet hetim i plotë mbi rrethanat e zjarrvënies, identifikimi i autorëve dhe motivet e mundshme, si dhe masa të shtuara për mbrojtjen e institucioneve të drejtësisë.
Theksohet se e drejta për të protestuar është e garantuar, por aktet e dhunës dhe dëmtimi i institucioneve gjyqësore nuk përbëjnë mjet të pranueshëm për shprehjen e pakënaqësive.











