Taksist 50‑vjeçar plagoset me thikë në Lezhë, në kërkim i dyshuari 65‑vjeçar
Një taksist 50-vjeçar u plagos me thikë në bark në rrethrrotullimin e Shëngjinit. Policia thotë se autori i dyshuar, 65 vjeç, është shpallur në kërkim.

Një taksist 50-vjeçar u plagos me thikë në bark rreth orës 13:08, në rrethrrotullimin e Shëngjinit, në Lezhë. Policia njoftoi se denoncimi u bë nga vetë i dëmtuari, shtetasi A. M., banues në Lezhë.
Sipas të njëjtit njoftim, i dyshuari për plagosjen është shtetasi N. N., 65 vjeç. Pas ngjarjes, 50-vjeçari u dërgua në spital për trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën të ditur se 65-vjeçari i dyshuar mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e personit të dyshuar.











