Raportuesi i PE për Shqipërinë bën thirrje për qetësi: “Dhuna nuk është zgjidhje”
Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë u bëri thirrje palëve në Tiranë të ndalin përshkallëzimin e tensioneve, duke theksuar se dhuna nuk ofron zgjidhje. Deklarata vjen në sfondin e protestave të fundit në kryeqytet.

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë u shpreh të dielën, 18 tetor 2026, se “dhuna nuk është zgjidhje” dhe u bëri thirrje palëve në Tiranë të ndalin përshkallëzimin e situatës mes zhvillimit të protestave në kryeqytet.
Në mesazhin e tij, ai theksoi nevojën për qetësim të menjëhershëm të tensioneve dhe shmangie të akteve të dhunës.
“Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin,”u shpreh raportuesi.
Protestat në Tiranë kanë vijuar prej disa ditësh, ndërsa përpara zhvillimit të protestës së gjashtë, disa institucione kanë marrë masa shtesë sigurie, duke blinduar dyert dhe dritaret.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë protestës së 17 tetorit 2026 u lënduan 65 persona, mes tyre 37 efektivë policie, ndërsa 12 vijojnë të jenë të shtruar.











