Rama: Korrupsioni mbetet sfidë, por drejtësia duhet të veprojë edhe brenda radhëve tona
Kryeministri Edi Rama pranoi se korrupsioni është një problem i madh dhe theksoi mbështetjen për institucionet e reja të drejtësisë, përfshirë SPAK-un. Ai tha se Partia Socialiste ka pranuar hetime dhe goditje edhe ndaj anëtarëve të saj.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë e madhe për vendin dhe nënvizoi mbështetjen e qeverisë për institucionet e reja të drejtësisë, përfshirë SPAK-un.
Sipas tij, Partia Socialiste ka pranuar që organet e drejtësisë të hetojnë dhe të ndërhyjnë edhe ndaj anëtarëve të vet, si pjesë e luftës kundër korrupsionit.
“Korrupsioni është një problem. Asnjëherë s’e kam mohuar,” u shpreh Rama, duke shtuar se reforma në drejtësi u udhëhoq prej tij si përgjigje ndaj kësaj sfide dhe se SPAK është produkt i kësaj vetëdijeje.
Ai theksoi se me mbështetjen e tij dhe të shumicës politike, SPAK-u dhe gjykatat kanë dërguar para drejtësisë “njerëz të fuqishëm”, ndërsa fajësia, sipas Ramës, përcaktohet vetëm nga procesi gjyqësor.
Kryeministri kritikoi edhe kundërshtarët e tij, duke i cilësuar “të korruptuar moralë që nxisin dhunë”, ndërkohë që këmbënguli se drejtësia duhet të veprojë e pavarur.











