Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë mes gjashtë ditësh protestash në Shqipëri
Vizita që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar për të hënën, 19 tetor 2026, në Austri është anuluar. Sipas OTS.at, vendimi u mor nga pala shqiptare, ndërsa Rama pritej të takonte kancelarin Christian Stocker.

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare të planifikuar në Vjenë të Austrisë për të hënën, 19 tetor 2026. Lajmi është bërë publik nga portali austriak për njoftime për shtyp, OTS.at.
Sipas njoftimit, anulimi vjen në sfondin e protestave të dhunshme që po zhvillohen prej gjashtë ditësh në Shqipëri, ku persona të maskuar kanë sulmuar me gurë dhe molotov institucione, banka, biznese private dhe efektivë të Policisë.
Rama ishte parashikuar të pritej me nderime ushtarake në Vjenë dhe të zhvillonte një takim me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker.
“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e OTS.at.
Nuk jepen detaje të tjera mbi riplanifikimin e mundshëm apo agjendën e takimeve të parapara.











