Protestë para Ministrisë së Arsimit: thirrje për paqe dhe duartrokitje për një qytetar
Gjatë protestës në Tiranë, një qytetar bëri thirrje kundër dhunës dhe u duartrokit nga të pranishmit. Ai vlerësoi raportimin mediatik dhe theksoi se pjesëmarrësit protestojnë paqësisht.

Në Tiranë, para Ministrisë së Arsimit, një moment i veçantë u regjistrua gjatë protestës, kur një qytetar u prit me duartrokitje dhe ovacione pasi u bëri thirrje të pranishmëve për të ruajtur qetësinë dhe për të refuzuar dhunën.
Sipas qytetarit, pjesëmarrësit nuk kanë dalë për përplasje, por për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Ai vlerësoi gjithashtu raportimin e vazhdueshëm të protestave, duke theksuar rëndësinë e pasqyrimit të çdo zhvillimi.
“E vërteta të thuhet siç është... News24 është media e njerëzve, e popullit. Duhet raportuar çdo akt dhune”,u shpreh ai, ndërsa turma e pranishme reagoi me duartrokitje.
Qytetari këmbënguli në qëndrimin paqësor të protestës dhe tha se kishte ardhur me lule si simbol i paqes.
“Nuk jemi të dhunshëm, unë kam ardhur me lule. Nuk duam gjakderdhje dhe vëllavrasje”,deklaroi ai.
Në një mesazh të fortë, ai paralajmëroi kundër përshkallëzimit të situatës, duke theksuar nevojën për të shmangur çdo akt që mund të sjellë pasoja të rënda për qytetarët.











