Prishtina 75 vijon garat në Superligë mes sukseseve dhe mungesës së infrastrukturës
Klubi i Volejbollit Prishtina 75, me traditë që nga viti 1975, synon rezultate të reja dhe rritjen e gjeneratave, por përballet me mungesën e sallave dhe sfida organizative.

Prishtinë — Klubi i Volejbollit Prishtina 75 po vazhdon angazhimin në Superligën e Kosovës, duke synuar rezultate të reja dhe zhvillimin e gjeneratave të reja, ndërsa përballet me sfida të theksuara në organizim, financim dhe infrastrukturë sportive.
I themeluar në vitin 1975, klubi ka një histori të pasur me arritje, por puna e përditshme vështirësohet nga mungesa e sallave dhe sigurimi i termineve për stërvitje dhe ndeshje në kryeqytet.
Sallat, pika më e nxehtë
Përfaqësues të klubit e cilësojnë infrastrukturën si pengesën kryesore.
“Sfidat më të mëdha për krejt sportet jo vetëm për sportin e Prishtinës në Prishtinë, po për të gjitha klubet që jemi në Prishtinë është infrastruktura sportive. Ne me vite tona kemi ngritur zërin për mungesë të infrastrukturës”, tregon Kransiqi.
Edhe lojtarja Lyra Pireva konfirmon se mungesa e sallave po e vështirëson organizimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve për ekipin.
Në krah të infrastrukturës, klubi përballet me menaxhimin e ekipit gjatë sezonit, përfshirë lëndimet dhe planifikimin. Ndihmëstrajneri Kaan Maksut thekson rëndësinë e koordinimit të kryesisë, trajnerëve dhe stafit për të kapërcyer këto pengesa.
Një tjetër fokus është integrimi i lojtareve të huaja. Lojtarja Don’yah Cosie vlerëson pritjen dhe mbështetjen në ekip, të cilat, sipas saj, kanë lehtësuar përshtatjen me mjedisin e ri.











