Përplasje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: policia përdor ujë me presion e gaz, turma ndez fishekzjarrë
Tensione në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku policia po shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa nga turma hidhen fishekzjarrë. Forcat e rendit po avancojnë të mbrojtura pas autobotit të ujit.

Në orët e pasdites së 18 tetorit, në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë. Forcat e rendit po ndërhyjnë për të shpërndarë tubimin.
Sipas të dhënave, policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shtyrë turmën. Nga ana tjetër, protestuesit janë përgjigjur duke hedhur me breshëri fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.
Ndërhyrja po kryhet me mjetin autobot të ujit në lëvizje, pas të cilit po avancon kordonu i policisë drejt protestuesve.
Ende nuk raportohet për bilanc zyrtar mbi të lënduar apo të shoqëruar, ndërsa situata mbetet e tensionuar në vendngjarje.











