Pamje nga Komisariati Nr. 3: fishekzjarrë të qëlluara nga brenda, flakë në godinë gjatë përplasjeve
Gjatë përplasjeve pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, video të publikuara tregojnë efektivë që qëllojnë me fishekzjarrë nga brenda godinës drejt protestuesve. Pamjet ngrenë dyshime se zjarri në komisariat është shkaktuar nga mjete piroteknike të përdorura nga brenda.

Gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, janë publikuar pamje ku shihen efektivë që qëllojnë me fishekzjarrë nga brenda ambienteve të komisariatit në drejtim të të rinjve jashtë.
Pamjet kontradiktojnë pretendimet se mjetet piroteknike janë hedhur nga protestuesit dhe sugjerojnë se flakët brenda godinës janë nxitur nga shpërthimet e shkaktuara nga vetë brenda komisariatit.
Sipas videove, fishekzjarrët dalin nga dritaret e objektit, ndërsa jashtë vijon tensioni me grupe të të rinjve të grumbulluar para ndërtesës.
Përplasjet vazhdojnë në kryeqytet, teksa të rinjtë protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.











