Mes tymit të protestës, i ri i maskuar dërgon mesazh paqeje dhe dashurie në “Shqipëria Live”
Gjatë një proteste të tensionuar me molotovë dhe gaz lotsjellës, një i ri i maskuar deklaroi se është kundër dhunës dhe i dërgoi një mesazh dashurie personit të zemrës përmes emisionit “Shqipëria Live”. Ai tha se prindërit dinë që po proteston dhe i ftoi qytetarët të bashkohen paqësisht.

Një i ri i maskuar përcolli një mesazh kundër dhunës dhe një deklaratë dashurie gjatë një lidhjeje me emisionin “Shqipëria Live”, teksa në protestë po raportohej përplasje me molotovë dhe përdorim të gazit lotsjellës.
I riu theksoi se është kundër përshkallëzimit dhe se as protestuesit, as policia nuk duhet të përdorin dhunë. Ai u shpreh se familja e di që ai është në protestë dhe se ka shqetësim për sigurinë.
“Shiko, tani të them të drejtën, jam kundër dhunës së policëve. As ne mos t’i gjuajmë, as ata ne. Kjo ndodh sepse ata s’marrin vesh. Prindërit e dinë që po protestoj. Kanë frikë. Ju duam të gjithëve. Ejani këtu, protestoni. Mace, të dua”, u shpreh i riu.
Mesazhi i tij erdhi në kulmin e tensioneve, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dhe ruajtje të qetësisë në protestë.











