Kandidat presidencial austriak i kërkon Ramës dorëheqje dhe tërheqje nga politika në Vjenë

Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidat për president të Austrisë në vitin 2028, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të tërhiqet nga politika, duke u vendosur në Vjenë. Reagimi i tij publik është bërë më 17 tetor 2026.
Sipas propozimit të paraqitur, Fehlinger-Jahn kërkon që Rama të dorëhiqet menjëherë nga posti i kryeministrit, të largohet përfundimisht nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Vjenë në përputhje me ligjet austriake. Ai shton se Rama duhet të tërhiqet përgjithmonë nga jeta politike, pa mundësi rikthimi apo ndërhyrjeje.
Fehlinger-Jahn i bën thirrje gjithashtu autoriteteve austriake të ofrojnë një marrëveshje të negociuar për largimin nga politika, të cilën e krahason me praktikat që, sipas tij, përdoren ndonjëherë për udhëheqës autoritarë për të lehtësuar tranzicione paqësore.
Në propozim përfshihet edhe mundësia e negocimit të mbrojtjes nga ndjekja penale dhe dënimi, brenda kufijve që lejon ligji, duke theksuar se kjo nuk do të nënkuptonte imunitet për vepra që nuk mund të mbulohen me amnisti.
Ai saktëson se bëhet fjalë për një nismë politike personale dhe jo për një marrëveshje të arritur apo një garanci imuniteti.
“Edi Rama, prano marrëveshjen e Vjenës! Jep dorëheqjen, tërhiqu dhe lëre Shqipërinë të ecë përpara”, përfundon mesazhi i tij.











