Kaia Gerber del në publik për herë të parë pas ndarjes nga jeta të vëllait Presley
Modelja u pa në Los Angeles disa javë pas vdekjes së Presley Gerber, 27 vjeç, i cili u gjet i pajetë në një qendër rehabilitimi në Santa Monica.

Kaia Gerber është parë në publik në Los Angeles për herë të parë që prej vdekjes së të vëllait, Presley Gerber. 25-vjeçarja u fotografua duke ecur e vetme, disa javë pas ngjarjes.
Sipas raportimeve, ajo ishte me veshje të thjeshta, syze dielli dhe mbante një çantë Fendi. Më herët, nëna e saj Cindy Crawford kishte vizituar fillimisht shtëpinë e Presley-t dhe më pas banesën e Kaia-s për të parë gjendjen e vajzës.
Presley, djali i Cindy Crawford dhe Rande Gerber, u gjet i vdekur më 20 shtator në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, Kaliforni. Mediat raportojnë se dyshohet për mbidozë, ndërsa ai kishte folur më parë publikisht për luftën me varësinë nga droga dhe problemet e shëndetit mendor.
Pak javë para kësaj ngjarjeje, Kaia kishte rrëfyer se vështirësitë e të vëllait kishin lënë gjurmë të thella te familja e tyre. Burime pranë saj citojnë se ajo po kalon një periudhë zie dhe se partneri, aktori Lewis Pullman, është pranë saj.
Sipas të njëjtave burime, Kaia ndodhet ende nën tronditje dhe po përpiqet të përballojë humbjen, pasi kishte një marrëdhënie shumë të afërt me Presley-n.











