Gecaj: Pezullimi i dialogut me SHBA nuk nënkupton tërheqje, të mbahet premtimi për helikopterët
Ish-ushtaraku Hysen Gecaj thotë se ndërprerja e dialogut strategjik me SHBA-të nuk do të thotë largim nga Kosova dhe i kërkon qeverisë të realizojë premtimin për blerjen e helikopterëve amerikanë.

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj deklaroi se pezullimi i dialogut strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk nënkupton tërheqje të SHBA-ve nga vendi. Ai foli të shtunën në Infomagazine, ku adresoi edhe çështjen e premtimeve për blerjen e helikopterëve ushtarakë amerikanë.
Sipas Gecajt, porositë e dhëna gjatë fushatës për pajisje me helikopterë kanë lënë hapësirë për dyshime, për shkak se, siç tha ai, premtimet politike shpesh nuk janë realizuar në vend.
Gecaj nënvizoi nevojën që institucionet të veprojnë me seriozitet dhe t’i çojnë deri në fund zotimet e bëra. Ai i bëri thirrje qeverisë që të fokusohet në përmbushjen e angazhimeve në fushën e mbrojtjes.
“Unë shpresoj që së paku tani Kosova do të bëjë më të mirën, Qeveria e Kosovës do të bëjë më të mirën dhe premtimet që i jep të mos mbesin boshe, por të realizohen, për shkak se kemi nevojë”, tha ai.
Gecaj theksoi se sqarimet lidhur me raportet Kosovë–SHBA janë të rëndësishme për publikun, ndërsa insistoi në qartësi dhe zbatim të politikave të paralajmëruara.











