FNSH ndërhyn para Kryeministrisë; tenton shoqërimin e një protestuesi në lokal, klientët e pengojnë
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u vendosën pranë Kryeministrisë pas tensioneve me protestuesit. Në një lokal afër Piramidës, efektivët tentuan të shoqëronin një protestues, por klientët ndërhynë dhe e penguan veprimin.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë të dielën pasditë pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë, pas momenteve të tensionuara me protestuesit.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, efektivët kanë hyrë në një lokal pranë Piramidës, ku kanë tentuar të shoqërojnë një person të identifikuar si protestues.
Ndërhyrja e klientëve që ndodheshin brenda lokalit pengoi shoqërimin, duke e larguar protestuesin nga duart e policisë.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa prania e forcave të rendit në zonë mbeti e dukshme për të menaxhuar situatën.











