Flick e thotë troç: Lamine Yamal, më i miri në botë “tani për tani”
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka cilësuar Lamine Yamalin si lojtarin më të mirë në botë për momentin, duke shtuar se sezoni është i gjatë dhe puna duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Hansi Flick deklaroi se Lamine Yamal është “lojtari më i mirë në botë” aktualisht, duke vlerësuar formën e sulmuesit të Barcelonës. Trajneri gjerman theksoi se, pavarësisht ecurisë së mirë, kampionati është i gjatë dhe kërkon vazhdimësi.
“Lamine është aktualisht lojtari më i mirë në botë”, tha Flick, duke nënvizuar ndikimin e krahut ofensiv në ndeshjet e fundit të katalunasve.
Tekniku shtoi se skuadra duhet të qëndrojë e fokusuar. “Ky është një sezon i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur, por deri tani gjithçka është e jashtëzakonshme. Mund të ndodhin shumë gjëra, por ne po punojmë shumë fort”, u shpreh ai.
Vlerësimet e Flick vijnë në një moment kur Barcelona po kalon një periudhë pozitive në La Liga, ndërsa Yamal po konsolidohet si një prej pikave kyçe të formacionit.











