Ky ishte starti i saj i parë zyrtar për Kosovën, i bërë i mundur përmes shtetësisë së nënës së saj. Sipas Federatës së Peshëngritjes së Kosovës, suksesi i Emilyt shënon një moment të veçantë për sportin kosovar.
Vëllai i saj, Brayan Guerrero Ibanez, garoi te juniorët në kategorinë deri në 85 kg dhe fitoi një medalje të artë në shkëputje, ndërsa në shtytje dhe në total u rendit i dyti, duke sjellë edhe dy medalje të argjendta për Kosovën.
Të dy janë fëmijët e trajnerit Ciro Luis Ibanez Goicoecheas, i cili drejton edhe peshëngritësin Kianoush Rostami. Brayan u pajis me shtetësi të Kosovës më 3 qershor, ndërsa më 26 qershor, “për arsye sportive”, shtetësia iu dha edhe nënës së tyre, e cila bashkë me babain është pjesë e stafit trajner.