Como mposht Fiorentinën në Firence 3-1 dhe ngjitet në 14 pikë
Como u rikthye te fitorja në Serie A me një 3-1 në fushën e Fiorentinës. Ekipi i Cesc Fabregas shënoi dy herë brenda pak minutash në pjesën e parë dhe mbylli ndeshjen në fillim të së dytës.

Como arriti një fitore të rëndësishme në Serie A, duke mundur Fiorentinën 3-1 në stadiumin Artemio Franchi. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas u ngjit kështu në kuotën e 14 pikëve, ndërsa vendasit mbetën me 4.
Pjesa e parë nisi me raste për viola, teksa Fagioli pati një mundësi të mirë, por Valle ndërhyri në momentet e fundit. Në anën tjetër, Nico Paz rrezikoi për miqtë, por De Gea reagoi me pritje.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 32, kur Liberalin shënoi golin e tij të parë në Serie A, duke kaluar Comon në avantazh. Vetëm katër minuta më pas, Nico Paz dyfishoi në 2-0, duke i dhënë epërsi të qartë skuadrës së Fabregas.
Pak para pushimit, Fiorentina ngushtoi shifrat në 2-1 me Pongracic pas një goditjeje këndi. I njëjti lojtar gjeti sërish rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 56, Douvikas vulosi fitoren 3-1 për Comon, rezultat që i jep ekipit frymëmarrje pas humbjeve ndaj Frosinones e Feyenoord dhe barazimit me Romën.











