Breshkë deti me matrikul kapet në Vlorë; specialistët nisin gjurmimin e itinerarit
Një breshkë deti e llojit Caretta caretta ra në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë, duke u gjetur e pajisur me shenjë identifikimi. Specialistët e zonave të mbrojtura po verifikojnë të dhënat për të rindërtuar rrugëtimin e saj.

Një breshkë deti e llojit Caretta caretta është kapur në rrjetat e peshkatarëve në ujërat e Vlorës, ku u konstatua se mbante një matrikul identifikimi. Menjëherë pas zbulimit, u njoftuan specialistët e zonave të mbrojtura për procedurat e identifikimit.
Sipas të dhënave paraprake, shenja e identifikimit mund të ndihmojë në përcaktimin e origjinës së breshkës dhe itinerarit që ajo ka ndjekur deri në momentin e kapjes.
Specialistët janë angazhuar në verifikimin e të dhënave të matriculit me synimin për të gjurmuar rrugën e përshkuar nga breshka në Mesdhe, deri në brigjet e Vlorës.
Specia dhe veçoritë
Breshka Caretta caretta gjendet edhe në Detin Mesdhe, veçanërisht në Adriatik dhe Jon, dhe njihet për udhëtime të gjata detare, që shpesh shtrihen qindra ose mijëra kilometra midis zonave të ushqimit dhe plazheve të vezëzimit.
Kjo specie dallon për kokën e madhe dhe nofullat e fuqishme, ndërsa ushqehet kryesisht me molusqe dhe krustace.











