Botuesi i News24 i përgjigjet Ramës: Sulmet na forcojnë në mbështetjen e protestës studentore
Botuesi i News24 reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se sulmet e tij i japin më shumë bindje se televizioni është në rrugën e duhur në pasqyrimin e protestës studentore.

Botuesi i News24 ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kritikat ndaj mbështetjes mediatike për protestën studentore i kanë forcuar bindjen se kanali po ndjek drejtimin e duhur.
Sipas tij, “sulmi” i Ramës tregon se problemi kryesor për kreun e qeverisë është pikërisht News24, që e ka pasqyruar protestën që prej ditës së parë. Botuesi tha se i konsideron nder të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe të drejtës së tyre për të protestuar.
Ai u shpreh se kur pushteti godet për qëndrimin në krah të publikut, kjo është arsye për të qëndruar edhe më fort dhe jo për t’u tërhequr.
“Ne nuk na trembi tritoli, aq më pak do të na trembin deklaratat kërcënuese,”thuhet mes të tjerash në reagim, ku theksohet se mbulimi mediatik i protestës do të vijojë.











