Besim Shala bën bilancin: 27.2 milionë euro në sponsorizime, mbi 1,100 lëndë të shqyrtuara
Kryesuesi i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, Besim Shala, tha se vlera totale e sponsorizimeve ka arritur 27,249,136 euro. Sipas tij, janë shqyrtuar mbi 1,100 lëndë dhe me volumin e fundit tremujor numri “sigurt e tejkalon 2400-shin”.

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, bëri publik bilancin e deritanishëm të financimit të sportit në Kosovë përmes ligjit të sponsorizimit.
Shala tha se vlera e përgjithshme e sponsorizimeve të verifikuara ka arritur në “27 milionë e 249 mijë e 136 euro”, duke theksuar se interesimi për të qenë pjesë e sponsorizimeve në sport, kulturë dhe rini është në rritje nga viti në vit.
Duke folur për ndarjen sipas fushave, ai theksoi se “vitin 2026 i kemi pasë veç në sport 7 milionë e 928 mijë”, ndërsa deri tani “në kulturë 3 milionë, ndërsa në rini 353 mijë”.
Për fluksin e parashtresave, Shala u shpreh se janë shqyrtuar “përmbi 1,100 landë”, ndërsa, siç tha ai, me volumin e tremujorit aktual “sigurt e tejkalon 2400-shin”.
Episodi u realizua me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.











