“Kaq vështirë është të kuptojmë se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu? Pse ikin? Pse duan të ikin? Kush na e jep përgjigjen? Kush është përgjegjës?”, shkroi Gaçe.
Reagimi i saj vjen teksa protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë në rrugët e Tiranës, sipas pamjeve dhe raportimeve të ditëve të fundit.
“Jam i papërfaqësuar, i parealizuar. Unë jam i tradhtuar, jam i nënvlerësua... O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt... Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund... Vetëm me besim te Zoti ky vend mund të shpëtojë”,
— vargje nga kënga “Zemërthyer” e të ndjerit Dr. Flori, të cilat Gaçe i ndau për të përcjellë mesazhin e saj mbi zhgënjimin dhe mungesën e perspektivës.