Alketa Vejsiu reagon pas përplasjeve në Tiranë: “Shqipëria u përket të gjithëve”
Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar në rrjete sociale pas tensioneve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, duke bërë thirrje për unitet dhe vendosur mbi palët interesin e qytetarëve.

Alketa Vejsiu ka reaguar të shtunën në rrjete sociale pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, duke bërë thirrje për qetësi dhe unitet.
Moderatorja theksoi se vendi nuk i përket asnjë qeverie, partie apo grupimi të caktuar, por të gjithë qytetarëve, duke u distancuar nga përplasjet mes palëve.
Sipas saj, mendimet e ndryshme politike nuk duhet të kthehen në përçarje mes shqiptarëve, veçanërisht në momente të nxehta protestash dhe ndërhyrjesh policore.
“Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos! [...] Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi. Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve! Na mbro, o Zot!”
Reagimi i Vejsiut vjen teksa kryeqyteti po përballet me situata të tensionuara, duke i dhënë zë thirrjeve publike për uljen e temperaturave dhe fokus te interesi i qytetarëve.











