Uruguaji teston kartonin digjital: arbitri përdor pajisje elektronike në Kupën e Uruguajit
Në ndeshjen e Kupës së Uruguajit mes Nacionalit dhe Rentistas, arbitri Eduardo Varela përdori një pajisje digjitale që zëvendëson kartonët tradicionalë. Sistemi regjistron automatikisht ndëshkimet, zëvendësimet dhe golat, por ka ngritur dilema për dukshmërinë nën diell.

Futbolli në Uruguai ka testuar një risí në arbitrim gjatë ndeshjes së Kupës së Uruguajit mes Nacionalit dhe Rentistas, ku u përdor për herë të parë një “karton” elektronik.
Arbitri Eduardo Varela mbajti një pajisje digjitale që shfaq ngjyrën e kartonit në ekran dhe regjistron automatikisht ndëshkimet, zëvendësimet dhe golat, duke i transmetuar të dhënat drejtpërdrejt në Federatë.
Sipas autorëve të projektit, sistemi synon të lehtësojë punën e gjyqtarëve dhe të zëvendësojë dokumentacionin manual, duke e bërë procesin më të saktë dhe më të shpejtë.
Megjithatë, risia ka hapur diskutime, veçanërisht për dukshmërinë e ekranit nën rrezet e forta të diellit, çka mund të ndikojë në qartësinë e vendimeve në fushë.
Pavarësisht vërejtjeve, Varela e ka vlerësuar teknologjinë si një ndihmë pozitive drejt modernizimit të futbollit.











