Shoqërim me forcë i një 16-vjeçari pranë Ambasadës së Zvicrës në Tiranë; ndërhyn gazetari
Dy të rinj u shoqëruan me forcë nga FNSH pranë Ambasadës së Zvicrës në zonën e Bllokut. Njëri tha se është 16 vjeç, ndërsa një gazetar kërkoi t’i ndalej dhuna ndaj të miturit.

Dy të rinj u shoqëruan me forcë nga efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë pranë Ambasadës së Zvicrës, në zonën e Bllokut në Tiranë. Ngjarja ndodhi teksa transmetimi po bëhej drejtpërdrejt nga një media televizive.
Në pamje, njëri prej të rinjve deklaron se është 16 vjeç.
“Jam vetëm 16 vjeç,”dëgjohet të thotë i ndaluari gjatë momentit të shoqërimit.
Gazetari Elkier Bushkolaj u afrua tek efektivët, duke u kërkuar të ndalonin dhunën ndaj të miturit dhe të lironin të riun. Sipas pamjeve, policia nuk pranoi kërkesën e tij.
Bashkë me të miturin u shoqërua edhe një tjetër djalë, i cili thuhet se ishte shoku i tij. Operacioni i FNSH vijoi në zonë ndërsa transmetimi live ishte në zhvillim.











