QSUT: 53-vjeçari i marrë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është në gjendje të qëndrueshme
Një 53‑vjeçar me inicialet S.K., i dërguar me autoambulancë nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt QSUT-së, është i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Ai po mbahet nën monitorim dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme.

Një 53‑vjeçar me inicialet S.K. u transportua me autoambulancë nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr kujdes të specializuar mjekësor.
Mjeku i Urgjencës në QSUT, Euglert Karriqi, bëri me dije se pacienti është i vetëdijshëm, nuk shfaq deficite neurologjike dhe ka shenja vitale të qëndrueshme.
“Pacienti është i vetëdijshëm, pa deficite neurologjike dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm,” deklaroi doktori.
Sipas informacionit të ofruar, 53‑vjeçari po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, po merr trajtim mbështetës dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.
Para mbërritjes së ekipit të Urgjencës Kombëtare, ndërhyrjen e parë ia ofruan qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pas raportimeve për një person në gjendje të rënduar shëndetësore në bulevard.











