Qeveria e Kosovës autorizon shitjen me ankand të veturave jashtë përdorimit
Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për të nxjerrë në shitje automjetet zyrtare që nuk përdoren më. Vendimi, i nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, përcakton se procedurat do të kryhen përmes ankandit publik.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për të shitur, përmes ankandit publik, automjetet zyrtare që janë jashtë përdorimit. Vendimi mban nënshkrimin e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas vendimit, Ministria për Komunitete dhe Kthim është e autorizuar të procedojë me shitjen në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përdorur procesin e ankandit publik.
Po ashtu, Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike është e obliguar të realizojë procedurat përkatëse të shitjes përmes ankandit publik.
Pjesë shoqëruese e vendimit është lista e automjeteve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që konsiderohen jashtë përdorimit.
Ky vendim është marrë tre ditë më parë dhe përmban firmën e kryeministrit Kurti.











