Provat e fjalimit të Berishës transmetohen gabimisht “live”, ndërpriten nga një telefonatë
Një transmetim i gabuar “live” nga zyra e shtypit e PD ekspozoi provat e Sali Berishës për një fjalim ku do t’i kërkonte dorëheqjen Edi Ramës. Momenti u ndërpre kur Berishës iu afrua një celular dhe ai u përgjigj me “alo”.

Një transmetim i paqëllimshëm “live” nga kanalet e Partisë Demokratike bëri publik provat e Sali Berishës për një fjalim me të cilin synonte t’i kërkonte dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.
Në pamjet e publikuara, Berisha duket teksa mban fjalimin në dorë dhe i drejtohet stafit me pyetjen nëse duhet ta lexojë, ndërsa dëgjohet dikush që i përgjigjet pozitivisht.
Momentet e provës u ndërprenë papritur nga një telefonatë. Një anëtar i stafit i afron kreut të PD-së celularin dhe ai përgjigjet shkurt: “alo”.
Transmetimi i gabuar zbuloi prapaskenat e përgatitjes së deklaratës së planifikuar të Berishës, përpara se të ndërpritej.











