Policia shoqëron me forcë disa protestues pranë xhamisë Et’hem Beu në Tiranë
Pas shpërndarjes së turmës, policia ndërmori një valë shoqërimesh në rrugët e kryeqytetit. Disa protestaues u ndaluan me forcë në shkallët e xhamisë Et’hem Beu në sheshin “Skënderbej”.

Policia shoqëroi me forcë disa protestues të enjten mbrëma pranë xhamisë Et’hem Beu, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, pasi turma ishte shpërndarë.
Sipas informacioneve të disponuara, një valë arrestimesh u krye në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të grumbullimit, ndërsa ndërhyrja u përqendrua edhe në hyrjen e xhamisë historike.
Burime thanë se në shkallët e xhamisë u kryen shoqërime me forcë të disa personave. Gjatë një incidenti, një protestues u godit, por ndërhyrja e efektivëve të tjerë bëri që situata të mos përshkallëzohej më tej.
Në të njëjtën kohë, ofensiva policore bëri që protesta të mbyllej më shpejt nga sa pritej fillimisht.











