Përplasjet në “Dëshmorët e Kombit”: policia zmbraps protestuesit, video tregon dhunë gjatë arrestimit
Pas rreth tre orësh përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia ka shtyrë protestuesit dhe ka vijuar me arrestime. Një video e qarkulluar tregon disa efektivë që godasin me shkop gome një të ri para se ta shoqërojnë.

Pas rreth tre orësh tensione në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat e policisë arritën të largojnë protestuesit nga zona dhe nisën një valë ndalimesh.
Sipas asaj që raportohet, dhjetëra efektivë janë shpërndarë në disa pika për të kryer arrestime, ndërsa pjesë e shoqërimeve janë shoqëruar me përdorim force.
Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shfaqet një grup policësh që kapin një të ri, e rrethojnë dhe e godasin me shkop gome përpara se ta vendosin në pranga.
Gjithashtu, disa persona janë goditur gjatë shoqërimit, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në rrugë të ndryshme për t’i shpëtuar ndalimeve.
Pamje të dhunës gjatë ndalimeve
Videoja dokumenton momentin kur efektivët e rrethojnë të riun dhe kryejnë goditje të përsëritura me shkop gome, para se ta largojnë nga vendi i ngjarjes.
Nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e personave të shoqëruar, ndërsa operacioni i policisë ka vijuar edhe pas shpërndarjes së protestës.











