Përplasje pranë “Rrugës së Dibrës”: policia përdor gaz lotsjellës dhe fishekë gome, raportohen plaçkitje
Policia është përplasur me protestues te hyrja e “Rrugës së Dibrës”, ku janë sinjalizuar plaçkitje biznesesh. Janë djegur flakadanë dhe tre kosha, ndërsa përdoren gaz lotsjellës dhe fishekë gome.

Policia është angazhuar në ndjekjen e protestuesve te hyrja e “Rrugës së Dibrës”, ku një pjesë e tyre ishin ulur në rrugë ndërsa të tjerë po vidhnin disa biznese. Përplasja është zhvendosur në rrugica dhe zona përreth.
Forcat e rendit kanë mbërritur nga “Rruga e Barrikadave”, në një kryqëzim ku disa njësi tregtare vazhdonin të qëndronin të hapura. Në zonë janë vërejtur flakadanë të ndezur dhe tre kosha mbeturinash që po digjen.
Sipas të dhënave nga terreni, policia po përdor edhe armë që qëllojnë fishekë gome, ndërsa protestuesit po kundërpërgjigjen me gurë. Autoritetet kanë hedhur gjithashtu gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Ndjekja e protestuesve vijon nëpër qytet dhe rrugica, ndërsa situata mbetet e tensionuar në pikat kyçe të lëvizjes.











