Përplasje poshtë urës së Lanës: ujë, gaz lotsjellës e plumba gome; protestuesit hedhin gurë e molotovë
Rreth orës 18:30 policia zbrapsi protestuesit poshtë urës së Lanës, duke përdorur ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Protestuesit kundërpërgjigjën me gurë dhe shishe molotov.

Rreth orës 18:30, poshtë urës së Lanës, policia zbrapsi protestuesit duke përdorur autobote me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Forcat e rendit u pozicionuan pas dy mjeteve të ujit dhe ndërhynë periodikisht ndaj turmës.
Sipas të dhënave nga terreni, protestuesit u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë dhe shishe molotov drejt efektivëve.
Situata u përshkallëzua edhe në bulevard, ku raportohet prania e RENEA-s dhe përdorimi i plumbave të gomës nga efektivët ndaj protestuesve.
Ndërkohë, u raportua se policia nuk lejoi deputetë të Partisë Demokratike të hynin te Trauma dhe se ata u futën me forcë.
Këlliçi ngriti akuza se ambulancat TIMAK të Ron Yffet po furnizojnë policinë me bombola gazi lotsjellës.











