Përleshje në një dasmë në Mitrovicë, disa të lënduar të lehtë; policia ndërhyn
Një sherr fizik shpërtheu sonte në një dasmë në Mitrovicë, ku u raportuan disa të lënduar të lehtë. Njësitet policore u përgjigjën në vendngjarje.

Një përleshje ka ndodhur sonte gjatë një dasme në një prej restoranteve të Mitrovicës, ku sipas të dhënave të para disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore.
Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes disa të ftuarve, e cila më pas është përshkallëzuar në sherr fizik.
Sipas informatave fillestare, bëhet fjalë për lëndime të lehta, pa detaje të tjera mbi numrin e saktë të të lënduarve.
Policia është përgjigjur ndaj thirrjes dhe ka menaxhuar situatën në vend. Nuk janë bërë të ditura informacionet e tjera shtesë lidhur me rastin.











