Pas përplasjes në “Dëshmorët e Kombit”, Policia Gjyqësore dokumenton provat
Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të fiksuar prova pas protestës së sotme. Pamje televizive tregojnë punonjësit duke dokumentuar edhe pranë makinës së djegur.

Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të dokumentuar provat lidhur me ngjarjet gjatë protestës së zhvilluar gjatë ditës.
Sipas raportimeve nga terreni, në zonë ndodhen disa grupe hetimore që po fotografojnë dhe fiksojnë gjurmët e lëna pas përplasjeve mes forcave të rendit dhe protestuesve.
“Në terren janë të shumtë oficerët që fotografojnë provat,” u shpreh gazetarja Kristi Gongo gjatë një transmetimi televiziv.
Pamje televizive kanë fiksuar oficerët teksa evidentojnë prova edhe pranë një automjeti që u dogj gjatë përplasjes në bulevard.
Dokumentimi i provave pritet të shërbejë për hetimet mbi rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e dëmeve të shkaktuara.











