Pas arrestimeve, protestuesit rikthehen dhe i vënë flakën një peme pranë Bankës së Shqipërisë
Pas një operacioni arrestimesh që shpërndau turmën, protestuesit u rikthyen pranë sheshit “Skënderbej” dhe dogjën një pemë afër Bankës së Shqipërisë. Policia po përdor gaz lotsjellës për t’i larguar.

Protestuesit u grumbulluan sërish mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, pranë sheshit “Skënderbej”, ku i vunë flakën një peme afër godinës së Bankës së Shqipërisë. Forcat e policisë po reagojnë me granata me gaz lotsjellës.
Rreth 30 minuta më parë, policia ndërmori një operacion të gjerë arrestimesh, duke detyruar shpërndarjen e protestuesve dhe boshatisjen e bulevardit kryesor.
Pas disa minutash, turma u rikthye në zonë dhe u regjistrua ndezja e pemës pranë Bankës së Shqipërisë, duke rritur tensionet në perimetrin e protestës.
Nga autoritetet po vijon përdorimi i gazit lotsjellës për të shpërndarë mbledhjen, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme në qendër të kryeqytetit.











